Sallahu i LVV-së: Dekreti i Osmanit është jokushtetues, Kuvendi t’i zhvillojë punimet për presidentin
2-Second
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sallahu i LVV-së: Dekreti i Osmanit është jokushtetues, Kuvendi t’i zhvillojë punimet për presidentin
06/03/2026 - 11:35
Linku u kopjua

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Blerim Sallahu, e ka vlerësuar jokushtetues dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit pas moszgjedhjes së presidentit të enjten.

Madje ai ka thënë se Kuvendi duhet t’i zhvillojë punimet për zgjedhjen e presidentit përderisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për kërkesën që është dërguar dhe që mund të dërgohen në të ardhmen për rastin konkret.

“Dekreti është qartazi kundërkushtetues. Andaj, nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme mbi një bazë kushtetuese inekzistente. Kriteret e nenit 86 dhe 82 par. 1.3 të Kushtetutës mbi të cilat është bazuar dekreti nuk janë përmbushur për ta dërguar vendin në zgjedhje. Konsideroj që Kuvendi duhet t’i zhvillojë punimet përderisa kemi dekret qartazi kundërkushtetues dhe përderisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për kërkesën që është dërguar dhe që mund të dërgohet në të ardhmen për rastin konkret”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026