Salah: Po kaloj periudhën time më të mirë në Liverpool
Sport
Lexohet për: 2 min.
Liverpool fiton si mysafir, Nottingham Forest deklason Brighton 7:0
7 orë më parë
Linku u kopjua

Mohamed Salah thotë se veteranët e Liverpool-it kanë nevojë për një tjetër titull në Premier League pasi morën një fitore 2-0 në Manchester Cityt për të rritur diferencën në 11 pikë në krye të tabelës.

Salah ishte në qendër të fitores për “Reds”, pasi shënoi golin e parë dhe më pas asistoi për Dominik Szoboszlai për të dyfishuar epërsinë e Liverpool-it para pjesës së parë.

Skuadrat e Arne Slot janë në një pozicion komandues për të siguruar titullin e 20-të ligës angleze, edhe pse Arsenali i vendit të dytë ka një lojë më pak. City , i cili ka fituar katër titujt e fundit të Premierligës, tani është 20 pikë prapa liderëve në vendin e katërt, përcjellë KosovaPress.

"Është e pabesueshme. Është një vend shumë i vështirë për të ardhur dhe për të luajtur këtu," tha Salah pas fitores së parë të Liverpool në ligë në “Etihad” për një dekadë.

“Ata janë një skuadër e fortë dhe kanë një trajner të jashtëzakonshëm, jam i lumtur që në fund e fituam ndeshjen. Është e veçantë. Sidomos kur je në garën për titull, është e pabesueshme. Shpresojmë që të ruajmë qetësinë sepse ndonjëherë presioni vjen tek ne”.

Salah e çoi numrin e tij për një sezon të jashtëzakonshëm në 30 gola dhe 21 asistime dhe tha se po e shijon futbollin e tij më shumë se kurrë, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij.

Dhe Salah përsëriti besimin e tij se ata kanë nevojë për një medalje tjetër të Premier League për të ndriçuar trashëgiminë e tyre.

“Ndoshta njerëzit preferojnë sezonet e mia të para por unë preferoj tani sepse fitimi i ligës, ndihma e lojtarëve të rinj, është e veçantë”, shtoi ai.

"Ne kemi nevojë për një titull tjetër. Unë dhe djemtë e mëdhenj në ekip, ne kemi nevojë për një titull tjetër", tha në fund ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025