Conte komenton autogolin e Rrahmanit, nervozohet për shkak të Fabregas
Sport
Lexohet për: 2 min.
Trajneri i Napolit Antonio Conte ka komentuar takimin e sotëm ndaj Como 1907 dhe autogolin e futbollistit kosovar, por në fund u nda i nervozuar për shkak të trajnerit spanjoll Frencesc Fabregas.
Napoli pësoi humbje të papritur nga Como 1907, me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 26-të në Serie A dhe ka komplikuar situatën para derbit të ardhshëm ndaj liderit Inter.
Conte në një konferencë për media pas takimit tha se skuadra kundërshtare e dëshiroi më shumë fitoren, teksa autogolin e Amir Rrahmanit e quajti “fatkeq”.
“Në pjesën e dytë nuk kemi ekzistuar në fushë. Në të parën, reagimi ishte fenomenal pas autogolit fatkeq. Nuk ishte çështje taktike apo cilësie, por fitues ishte një ekip që tregoi në çdo moment se donte të fitonte tre pikët më shumë. Como ishte i uritur, ne nuk ishim”, tha Conte.
Në fund, ai u mërzit nga pyetja e një gazetari nëse trajneri i Como 1907, spanjolli Francesc Fabregas do të ketë një karrierë të lumtur si Conte.
“Ju duhet të zgjidhni fjalët tuaja. Karriera e lumtur? Jo, kjo është një karrierë e rëndësishme dhe për gjithçka që kam arritur më është dashur t'i kthej shpinën”, tha Conte.