Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, ka nisur të hënën dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë - në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Seanca është përcjellur me tension pasi i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sipas tij, derisa kjo zyrë të shfaqë në gjykatore një dokument në të cilin dëshmitari pretendon se deklaratat e tij janë manipuluar nga hetuesit. Në këtë seancë mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, kërkoi që dëshmitarit t’i shqiptohet masë për mosbindje.
Bëhet fjalë për një deklaratë të vitit 2019 të cilën Tara kishte dhënë gjatë një interviste të gjatë me hetuesit e Speciales.
Sipas dëshmitarit, dokumenti e ka rrezikuar atë dhe familjen e tij 10-anëtarëshe. Madje, ai tha se dokumenti “e ka njollosur edhe UÇK-në”.
Pasi bëri disa pyetje për të cilat nuk mori përgjigje, prokurorja kërkoi nga trupi gjykues që ta detyrojë dëshmitarin të jap përgjigje.
Më pas, prokurorja hoqi dorë nga marrja në pyetje, ndërkaq mbrojtësit thanë se nuk janë shterur të gjitha mjetet për ta intervistuar dëshmitarin.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Kransiqi e Rexhep Selimi po gjykohen për krime të pretenduara të luftës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim