Saka pas shpalljes kampion: Nuk qeshin më me ne
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Saka pas shpalljes kampion: Nuk qeshin më me ne
Pas pritjes së gjatë 22-vjeçare, Arsenali është shpallur zyrtarisht kampion i Premier League, duke përfituar nga hapi i gabuar i Manchester Cityt.
Ky triumf ka sjellë një shfrim të madh emocionesh te "Gunners", ku nuk kanë munguar as mesazhet thumbuese për ata që i dyshuan.
Sipas Flashscore, sulmuesi i krahut Bukayo Saka ka qenë i ashpër me kritikët që shpesh e akuzonin skuadrën e tij për mungesë karakteri në momentet vendimtare.
"Për 22 vite me radhë kishte të qeshura dhe tallje, por tani nuk po qeshin më me ne," u shpreh Saka gjatë festimeve në qendrën stërvitore, duke iu referuar trofeut të Premier League.
Në të njëjtën linjë ishte edhe talenti tjetër i klubit, Myles Lewis-Skelly, i cili shtoi:
"Na quajtën dështakë (bottlers), por tani jemi ne ata që po mbajmë shishen e shampanjës së kampionit."
Arsenali do të ngrerë zyrtarisht trofeun këtë të diel pas ndeshjes ndaj Crystal Palace, ndërsa synon ta mbyllë sezonin magjik me një "Dopletë" historike në finalen e Champions League kundër PSG-së më 30 maj.
KosovaPress