Sahiti shpalos më të rejat rreth Muriqit dhe Zhegrovës
Lexohet për: 2 min.
Muharrem Sahiti
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Irlandën e Veriut në ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve ku “Dardanëve” iu nevojiten tre pikë për te ruajtur hapin e pretendetëve për vendin e parë në grup.

Në konferencën për media para ndeshjes, trajneri Alain Giresse deklaroi se sulmuesi Vedat Muriqi është në dyshim për këtë ndeshje dhe gjatë stërvitjeve të së mërkurës, sulmuesi nga Prizreni punoi i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës duke dëshmuar kështu se nuk është në kushtet më të mira për të luajtur, raporton KosovaPress.

Pikërisht nga stërvitja e djeshme erdhi edhe një lajm tjetër jo i mirë për trajnerin francez. FFK njoftoi se anësori sulmues Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim dhe është larguar nga stërvitja.

Ndërkohë sot, pak orë para ndeshjes, drejtori sportiv i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë për KosovaPress paraqitja e të dy lojtarëve kundër Irlandës së Veriut është në pikëpyetje.

“Janë në pikëpyetje. Me lojtarët është ende duke u marr stafi mjekësorë, duke ua bërë ekzaminimet. Akoma nuk dihet nëse do të mund të luajnë. Gjithçka mbetet e pa qartë deri pak para fillimit të ndeshjes”, ka thënë Sahiti për KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024