Donjeta Sadiku tashmë e ka fituar të drejtën për të marr pjesë në Lojërat Olimpike që zhvillohen këtë vit në Paris të Francës. Ajo fitoi normal olimpike, duke iu bashkuar kështu pesë normave që janë nga sporti i xhudos.
Më të arritur në Kosovë, Sadiku ka folur për KosovaPress duke u shprehur e lumtur për këtë arritje, por që ka thënë se rrugëtimi i saj nuk mbaron me kaq pasi synon medlaje olimpike në Paris.
Ajo shtoi se bashkë me trajneren e saj Marjola Sallauka, tani do të bëjnë një plan për përgatitjet që duhen bërë me qëllimin që të jetë në formë optimale për Lojërat Olimpike që zhvillohen në Paris në verën e këtij viti.
I lumtur me suksesin e Sadikut u shpreh edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ai tha për KosovaPress se drejt Lojërave Olimpike në Paris, Kosova po shkon me sportistë shumë kualitativ.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Donejta Sadiku është pritur edhe nga ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.