Sa jeni tolerantë, flasin qytetarët
Lexohet për: 2 min.
kp (2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Ditën ndërkombëtare të tolerancës, qytetarët e Prishtinës “konkurrojnë” me njëri-tjetrin se kush është më tolerant.

Sipas tyre, gruaja është më tolerante, ‘sepse i rritë fëmijët’. Të tjerë thonë se e gjithë jeta u ka shkuar duke qeshur, shkaku i tolerancës. 

Qytetari nga Prishtina, Rifat Abini tha se në shoqërinë e tij është më toleranti, dhe se njerëzit janë të ndryshëm.

Edhe qytetari Fatmir Sopi thotë se është mjaft tolerant në raport me të tjerët.

Gjithashtu qytetari Bajram Demaj shprehet se është shumë tolerant. Ndërsa për familjen e thotë se gruaja e tij është më tolerante.

Ndërkaq Esat Dujaka tha se fjala kur bëhet e urtë mbetet kujtim, gjithashtu ai shtoi se në familjen e tij gruaja është më tolerante nga të gjithë.

Ndërsa Jusuf Thaçi u shpreh se është shumë tolerant, dhe se gjërat nuk duhet të merren “afër zemrës”.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ndryshe, në botën e sotme, të formësuar nga diversiteti i kulturave, besimeve, identiteteve dhe opinioneve, çështja e tolerancës po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.

Si të jesh tolerant nuk është vetëm një pyetje retorike, por një temë kyçe që na sfidon të gjithëve të mendojmë dhe të veprojmë.

Toleranca nuk do të thotë vetëm të pranosh diversitetin, por të kuptosh, respektosh dhe pranosh në mënyrë aktive njerëzit e tjerë, pavarësisht nga prejardhja apo bindjet e tyre. /KosovaPress

Sot Dita ndërkombëtare për tolerancë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024