Sa ishin pagat e lojtarëve te KB Prishtina? Flasin nga ish-kryesia e klubit
Deklarata e Luan Malokut, drejtorit gjeneral të Klubit të Basketbollit “Prishtina” trazoi jo vetëm publikun basketbolldashës në kryeqytet e gjithë Kosovën, të martën.
25 mijë euro në muaj për një basketbollist, është pagë përtej cdo pritjeje që mund të ketë pasur dikush.
Por, një ditë më pas, po thuhet se pagë të tillë nuk pati kurrë te Prishtina.
Madje, rroga më e madhe nuk hipi as në 20 mijë euro.
Më se shumti që dha klubi i basketbollist nga kryeqyteti, sipas një burimi shumë të afërt me menaxhmentin e mëhershëm, ishte 15 mijë dollarë në muaj, për një lojtar. Dhe atë për një kohë të shkurtë.
“Pagat e lojtarëve të huaj përgjatë gjithë sezonit variojnë prej 4 deri në 8 mijë dollarë. Ndonjëherë ka pasur lojtarë që janë paguar 9 ose 10 mijë dollarë, por ka pasur opsione dalëse. Në pjesën e dytë të sezonit, ka pasur kontrata afatshkurtëra 2,3 apo 4 muaj. Të tilla kanë qenë të Mahallbashiq, Jordan Davis dhe Paco Olmos dhe asnjëra nga këto nuk e ka kaluar vlerën e 15 mijë dollarëve. Pra, asnjë lojtar nuk është paguar 20 apo 25 mijë euro”, ka thënë burimi në fjalë për Kosovapress.
Klubi i basketbollit Prishtina po kalon nëpër një fazë të vështirë, kohëve të fundit. Plisat kanë shfaqur pakënaqësi me drejtuesit, në jo pak raste. Numri i shikuesve në palestër, në ndeshjet si vendasae, ka qenë i ulët, qe disa kohë. Në këto rrethana, kryesia e mëhershme dha dorëheqje në fund të vitit të kaluar.
Drejtuesit e rinj kanë kritikuar paraardhësit për menaxhim jo të mirë të klubit.
Për më tepër, kanë ngritur dilema për mënyrën se si është operuara me financa, për cfarë Maloku tha se nuk kanë qenë të pakta
Prishtina është ekipi larg më i mirë në vend, me gjithsej 40 tituj por nuk ka fituar ndonjë trofe të çmuar, qe 4-5 vjet.
KosovaPress