Rusia sulmoi qytetin ukrainas të Kryvyi Rih me dronë, ndërsa Ukraina vazhdoi kundërsulmin e saj pasi mori kontrollin e qytetit strategjik lindor Liman.
Humbja e Liman, e cila u përdor nga Rusia si një qendër transporti dhe logjistike, është një tjetër goditje për Kremlinin, pasi ai përpiqet të përshkallëzojë më tej luftën duke aneksuar ilegalisht katër rajone të Ukrainës.
Në jug të Ukrainës, vendlindja e Zelensky, Kryvyi Rih, u sulmua herët këtë mëngjes nga një dron që goditi një shkollë dhe shkatërroi dy kate të ndërtesës, tha guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk të Ukrainës Valentin Reznichenko, duke shtuar se zjarri i shkaktuar nga droni ka është shuar.
Rusia ka përdorur dronë vetëvrasës të prodhuar nga Irani për të sulmuar objektivat në Ukrainë gjatë javëve të fundit. Në Ukrainën jugore, forcat ajrore ukrainase thanë se rrëzuan pesë dronë të prodhuar nga Irani gjatë natës, ndërsa dy arritën të depërtojnë në mbrojtjen e tyre ajrore.
Ushtria ukrainase tha se kreu një sulm në një depo armësh ruse në jug të vendit në Chernihiv dhe goditi poste të tjera komanduese, depo municionesh dhe dy sisteme antiajrore S-300.
Rusia tërhoqi trupat e saj dje nga Liman në lindje, pasi ishin të rrethuar nga forcat ukrainase. Ushtria britanike e përshkroi atë si një goditje të rëndësishme politike për Moskën. Për trupat ukrainase, kapja e qytetit hap rrugën që ata të lëvizin më thellë në territorin e pushtuar nga Rusia.