Kuvendi i Kosovës është ndër institucionet më të hapura dhe transparente në Kosovë, por edhe në rajon.
Kështu u tha në konferencën përmbyllëse të Forumit për Transparencë të Kuvendit. Megjithatë nga monitorues të punës së legjislativit u kërkua më shumë angazhim që Kuvendi të jetë më gjithëpërfshirës në hartimin e ligjeve.
“Kuvendi i Kosovës sot është një ndër institucionet më të hapura, më të qasshme, transparente dhe llogaridhënës që ekziston në Kosovë, por edhe ndër më transparentët në kuvendet e rajonit dhe më gjerë. Prandaj mendoj se është një frymë e mirë e përbashkët e forumit për transparencë që e ka bërë të mundur këtë gjë”, tha ajo.
Progresin në transparencë të Kuvendit e përmendi edhe deputet i LDK-së, Driton Selemanaj, mirëpo i njëjti e konsideroi të domosdoshme që legjislativi të jetë më i hapur ndaj palëve të tjera në aspektin e dëgjimeve publike për hartimin e ligjeve.Megjithatë, ajo tha se duhet edhe më tutje shumë angazhim për të përmirësuar në këtë drejtim, derisa përmendi nevojën e miratimit të kodit të sjelljes së deputetëve, si dhe rregullimin e lobimit legjislativ.
Krahas këtyre, anëtarët e këtij forumi u zotuan që në legjislaturën e ardhshme do të angazhohen për rritje të transparencës.