Rusia kërkon nga Qeveria e Kosovës lirimin e një rusi dhe dy bjellorusëve të arrestuar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rusia kërkon nga Qeveria e Kosovës lirimin e një rusi dhe dy bjellorusëve të arrestuar
Rusia1234
04/03/2026 - 21:58
Linku u kopjua

Ministria e Jashtme në Moskë po kërkon që të justifikojë ndonjë agresion të mundshëm të Serbisë, duke pretenduar se aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë do të kalojë së shpejti në fazë praktike. Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, u shpreh: “Do t’ju kujtoj se një vit më parë, Zagrebi, Tirana dhe Prishtina nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak në fushën e sigurisë. Gjatë asaj kohe, u miratuan një sërë masash të gjera për formimin e një blloku ushtarak nën-rajonal dhe tani po fillon faza praktike”. Zyrtarja e lartë ruse konfirmoi faktin se Moska i ka monitoruar nga afër lëvizjet ushtarake të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

“Ata do të rrisin bashkëpunimin operacional midis ushtrive të tyre, për të blerë së bashku armë, dronë, sisteme mbrojtjeje ajrore, armë antitank dhe shumë më tepër”, u shpreh Zakharova. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme konfirmoi se Rusia është e alarmuar nga luftimi i ndikimit dashakeq të vendeve të treta, përfshirë kërcënimet kibernetike, nga treshja në fjalë, por sërish u mor me Kosovën, duke pretenduar se me krijimin e ushtrisë po shkel rezolutën 1244.

“Ndjenja antiserbe e projektit kroato-shqiptar është e dukshme dhe Beogradi me të drejtë po ngre alarmin, duke kuptuar rrezikun e plotë të përhapjes së një komponenti armiqësor të sigurisë në kufijtë e tij”, tha Zakharova në konferencë për media, të mërkurën.

Ajo bëri thirrje drejtuar Perëndimit që të veprojë përpara se të jetë tepër vonë për të ndaluar garën e armatimeve. Por ajo nuk ka përmendur në asnjë moment se Serbia është vendi më i armatosur rëndë në Ballkanin Perëndimor dhe se vazhdimisht kërcënon Kosovën me luftë. Zakharova pati dhe një kërkesë për qeverinë në Kosovë, për të liruar një shtetas rus dhe dy të tjerë nga Bjellorusia që hynë ilegalisht në territorin e saj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026