Rusia hedh poshtë akuzat e Ukrainës për sulmin mbi spitalin e fëmijëve në Kiev
Lexohet për: 1 min.
thumbs_b_c_af4eb47623977fb03135d0cb3105d45e
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria ruse e Mbrojtjes hodhi poshtë sot akuzat e Ukrainës për një sulm në spitalin e fëmijëve në Kiev, duke i quajtur ato si “të pavërteta".

"Fotografitë e shumta të publikuara dhe pamjet video nga Kievi konfirmojnë pa mëdyshje faktin e shkatërrimit për shkak të rënies së një rakete të mbrojtjes ajrore ukrainase të lëshuar nga një sistem raketor anti-ajror në qytet," tha ministria.

Ministria theksoi se Kievi shpesh bën deklarata të tilla përpara takimeve me përfaqësuesit e NATO-s. Samiti i NATO-s është planifikuar për 9-11 korrik në Uashington.

Sipas ministrisë, "goditja grupore e mëngjesit të sotëm me armë me precizitet të lartë me rreze të gjatë" synoi "objektet e industrisë ushtarake ukrainase dhe bazat ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës".

"Objektivat e sulmit janë arritur. Objektet e caktuara janë goditur," tha ministria.

Më herët gjatë ditës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për goditjen e një spitali të fëmijëve në Kiev. Konfirmimi i pavarur i pretendimeve të të dyja palëve është i pamundur për shkak të luftës së vazhdueshme. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025