Rusia e sulmoi Ukrainën me dronë të prodhuar nga Irani
Lexohet për: 2 min.
sd
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rusia e sulmoi Ukrainën me 16 dronë të prodhuar nga Irani- me shtatë prej tyre të synuar në kryeqytetin, Kiev, thanë zyrtarët ukrainas. Të gjithë dronët u shkatërruan, sipas ushtrisë së Kievit.

Të enjten, një valë raketash ruse u gjuajt drejt qyteteve në të gjithë vendin. Rusia tha se ka goditur objektivat energjetike dhe ushtarake për të dobësuar kapacitetin e Ukrainës.

Në kryeqytet, një alarm ajror u shpall pas orës 02:00 me orën lokale të së premtes dhe banorëve iu kërkua të strehohen. Pesë nga dronët u rrëzuan në ajër dhe dy "në afrim", tha Vitali Klitschko, kryebashkiaku i qytetit.

Nuk u raportua për të lënduar në Kiev, por dritaret në dy ndërtesa u dëmtuan, shtoi Klitschko. Një zjarr u ndez edhe nga një prej dronëve në një ndërtesë administrative katërkatëshe, sipas zyrës presidenciale.

Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se vendi ishte goditur nga më shumë se 180 sulme të llojeve të ndryshme në 24 orët e fundit – kryesisht në infrastrukturën energjetike, sipas presidentit Volodymyr Zelensky, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Sulmi erdhi nga "drejtime të ndryshme me raketa lundrimi me bazë ajrore dhe detare", tha forcat ajrore, duke vënë në dukje se një numër dronësh "kamikaze" u përdorën gjithashtu.

Besohet se Rusia ka përdorur dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani në konfliktin në Ukrainë që nga mesi i shtatorit. Irani e ka mohuar këtë.

Dhjetëra sulme ruse kanë goditur Ukrainën në javët e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme të energjisë në të gjithë vendin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025