Rushiti: Asnjë moment nuk e kam ndjerë që jam pjesë e kalkulimeve
Tjera
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Rushiti: Asnjë moment nuk e kam ndjerë që jam pjesë e kalkulimeve
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti, e cila ishte kandidate për presidente ka thënë se ajo pranoi të kandidohej për këtë pozitë vetëm për të nxjerr vendin nga ngërçi politik.
Rushiti tha se pranoi këtë propozim nga kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti me bindjen se do të ishte figurë unifikuese. Sipas saj ky propozim i është paraqitur edhe nga ndërkombëtarët.
“Kam pranuar propozimin për kandidate si presidente e vendit me bindjen se jam një figurë e cila është unifikuese përfaqëson shoqërinë civile dhe mund ta ndihmoj vendin ta tejkaloj ngërçin aktual politik dhe njëkohësisht ta ngris dialogun në mes partive politike....duke menduar se dalja im në skemë paraqet një figurë unifikuese një figurë e cila me historinë e saj ka kontribuar në kauza të cilat i kanë kontribuar vendit. Pas diskutimit të gjatë me kryeminsitrin e kam marr këtë përgjegjësi me bindje të plotë se do të ejm një nga kandidatet e cila është kërkuar jo vetëm nga qeverisja Kurti, por edhe nga partitë opozitare të jem person plotësisht i pavarur jo politik, jo partiak dhe nga shoqëria civile...Ky kandidim nuk ka qenë ambicie as aspiratë për pozicion e as për pushtet ka qenë vetëm përpjekje e sinqertë një kontribut për vendin tim si person jo partiak që t’i jap mundësi zgjedhjes së ndërçit poliitk që aktualisht po e kalon vendi”, tha ajo.
E shoqëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Rushiti tha se asnjëheër nuk është ndjerë se ka qenë pjeës e kalkulimeve.
“Asnjë moment nuk e kam ndjerë që jam pjesë e kalkulimeve tash e kisha ndjerë nuk do të isha sot para jush thjesht unë kam zgjedhur momentin e fundit pasi e kam parë se janë konsumuar të gjitha mundësitë e mundshme dhe propozimet që janë bërë nga qeverisja Kurti”,theksoi Rushiti.
Se çka do të ndodh me të tutje, ish-kandidatja për presidente të Kosovës, Feride Rushiti tha se rrugëtimi i saj do të vazhdoj si drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës.
“Adresa ime do të vazhdoj atje e bëra këtë lëvizje vetëm e vetëm me i kontrivua vendit me kontribuar nga ky ngërç politik si qytetare që punoj me shtresat më të dëmtuara të shtetit tonë. Rrugëtimi im do të vazhdoj në organizatën që unë përfaqësoj” ,deklaroi ajo.
Në anën tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Feride Rushiti u pengua nga partitë e opozitës që të bëhet presidente.
“U pengua nga opozita që të bëhet presidente e Republikës dhe të kemi funksionim demokratik dhe kompletim të udhëheqjes institucionale të legjislaturës së dhjetë”, deklaroi ai.
Në ora 24:00 përfundoi afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit dhe vendi shkoi automatikisht në zgjedhje të parakohshme parlamentare. /B.Ibishi/