Rumania thotë se edhe një dron tjetër shkeli hapësirën e saj ajrore
Rumania i dërgoi katër avionë luftarakë për patrullim mëngjesin e 19 tetorit, pasi një objekt i paidentifikuar e shkeli hapësirën e saj ajrore në juglindje të vendit, afër Detit të Zi, tha Ministria rumune e Mbrojtjes.
Sipas Ministrisë, radarët e vërejtën një objekt të vogël duke fluturuar – me gjasë një dron – drejt Tulkeas, para se ta humbnin sinjalin rreth orës 2:30 të mëngjesit të shtunën.
Ky është droni i dytë që e shkel hapësirën ajrore kombëtare të Rumanisë, sipas saj.
Ushtria i ngriti dy avionë luftarakë F-16 dhe dy avionë spanjollë F-18 për ta vëzhguar objektin, tha Ministria, duke shtuar se pilotët nuk e panë dronin.
Incidenti i kaluar u raportua më 17 tetor, kur një objekt i vogël fluturues u vërejt nga radarët e ushtrisë mbi kontin Konstanta në juglindje.
Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, tha më 18 tetor se vendi i tij po e analizon mundësinë e një “sfide kibernetike, sepse pilotët nuk kishin kontakt vizual me dronin”./REL/