Rumania mposht bindshëm Ukrainën
Lexohet për: 2 min.
fwqfwq
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Rumanisë ka nisur me fitore evropianin në grupin E, pasi mposhti me lehtësi sot Ukrainën me rezultat 3:0.

Rumunët u treguan në çdo aspekt më të përgatitur në “Allianz Arena” të Munihut, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme në luftën për raundin e ardhshëm.

Serinë e golave për të përzgjedhurit e Edward Iordanescu e nisi Nicolae Stanciu në minutën 14, për të vazhduar me Marius Marin në minutën 53 dhe Denis Dragush katër minuta më vonë për rezultatin 3:0.

Në grupin E janë edhe Sllovakia e Belgjika, të cilat do të luajnë sot nga ora 18:00.

Rumania ndeshjen e dytë në grup do ta zhvillojë kundër Belgjikës më 22 qershor nga ora 21:00, ndërsa Ukraina ndaj Sllovakisë më 21 qershor nga ora 15:00.

Belgjika është favorite në Grupin E, që do të thotë se Rumania, Ukraina dhe Sllovakia do të luftojnë për pozitën e dytë dhe të tretë.

Për kujtesë, dy kombëtare nga secili grup kalojnë në fazën e 16-të, ku do të kalojnë edhe katër nga gjashtë kombëtaret më të mira të vendit të tretë.

Rumania po merr pjesë në EURO-n e saj të gjashtë, por e para qe nga viti 2016, ndërsa Ukraina po luan në Kampionatin Evropian për herë të katërt radhazi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024