Rüdiger godet shuplakë bashkëlojtarin e Madridit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rüdiger godet shuplakë bashkëlojtarin e Madridit
image (3)
06/05/2026 - 16:29
Linku u kopjua

Kriza te Real Madridi ka marrë përmasa të reja pas zbulimit të identitetit të lojtarit që u godit me shuplakë nga Antonio Rüdiger gjatë një sherri në dhomat e zhveshjes.

Mbrojtësi gjerman raportohet se "humbi qetësinë" dy javë më parë pas barazimit me Real Betis, duke sulmuar fizikisht shokun e skuadrës, Alvaro Carreras.

Ky i fundit, ish-lojtari i Manchester United dhe Benfica-s, u detyrua të nxirrte një deklaratë publike për të qetësuar gjakrat, duke e cilësuar incidentin si një "çështje të izoluar" që tashmë është zgjidhur brenda grupit.

Për të riparuar marrëdhënien pas këtij shpërthimi dhune, Rüdiger thuhet se u kërkoi falje shokëve të skuadrës dhe organizoi një darkë të përbashkët për lojtarët dhe familjet e tyre të premten e kaluar. Megjithatë, ky sherr është vetëm maja e ajsbergut në një sezon katastrofik për "Mbretërit".

Përveç përplasjes Rüdiger-Carreras, situata mbetet e tensionuar edhe me Kylian Mbappe, i cili është përfshirë në debate me stafin e trajnerit Alvaro Arbeloa, duke e çuar dhomën e zhveshjes drejt një përçarjeje totale përpara ndeshjes "El Clasico".

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026