Rubio uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, rikonfirmon përkrahjen e SHBA-së
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rubio uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, rikonfirmon përkrahjen e SHBA-së
Rubio111
17/02/2026 - 09:32
Linku u kopjua

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përgëzoi popullin e  Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të rrisin prosperitetin e të dy shteteve tona”, thuhet në mesazhin e urimit të sekretarit Rubio, publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Rubio vlerësoi mbështetjen e Kosovës në përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe ,siç shtoi, mirëpresin udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.

“Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, mezi presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën, ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, thuhet në urimin e sekretarit amerikan të Shtetit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026