Raportohet për sulm fizik në MKRS, Çeku: Do të ndërmarrim veprimet e nevojshme
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Raportohet për sulm fizik në MKRS, Çeku: Do të ndërmarrim veprimet e nevojshme
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Të martën, me 12 nëntor, në  ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thuhet se ka ndodhur një përleshje fizike mes dy zyrtarëve.

Rreth këtij raportimi, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në konferencën për media, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka deklaruar se faktet janë duke u kontrolluar dhe se Policia e Kosovës po kryen pjesën e saj, ndërsa informata të tjera tha se ende nuk ka.

“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrolluar. Besoj që edhe policia po e kryen pjesën e saj të punës që është shumë e rëndësishme në këto raste. Nuk mundem me dhënë më shumë informata, sepse dhe unë jam duke i marrë ato informata në çdo minutë e çdo orë që po kalon tashmë”, ka thënë Çeku.

Sipas tij, dhuna apo sulmi fizik janë të papranueshme dhe të dënueshme e sidomos brenda institucioneve të shtetit.

Çeku, ka theksuar se në momentin që ka informata të sakta se çfarë ka ndodhur do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024