Pas Luftës së Ftohtë, rrjetet nëntokësore të bunkerëve në Evropë kanë filluar të shkatërrohen, por jo edhe në Skandinavi ku po ndërtohen të rinjtë.
Lufta e Ftohtë ka përfunduar, e qeveritë evropiane bunkerët më nuk i konsiderojnë si prioritet. Ata hodhën poshtë mundësinë e një sulmi bërthamorë dhe kështu u relaksuan paksa.
Në vitin 2014, Suedia u aktivizua shpejtë për të përgatitur dhe modernizuar rrjetin e saj nëntokësorë të bunkerëve. Sipas vlerësimeve të organeve kompetente, në këtë shtet skandinav aktualisht ekzistojnë 65 deri në 70 mijë bunkerë të gatshëm të akomodojnë 80 për qind të popullatës së Suedisë (rreth 10 milionë).
Situatë e ngjashme është edhe në Finlandë, që ka një rrjet prej rreth 55 mijë bunkerë nëntokësorë që kanë kapacitete të mjaftueshme të strehojnë tërë popullatën (rreth 5.5 milionë).
Derisa ekziston paqja, bunkerët shërbejnë si kinema, klube nate, kisha, muze dhe fusha sportive. Kur qeveria të jep urdhër, në një afat prej 72 orëve mund të shndërrohen në bunkerë.
E vendosur që në kohë të përgatitë dhe edukojë banorët, Suedia qysh në vitin 2018 nëpër adresat e shtëpive private të qytetarëve të saj u dërgoi dokumente prej 20 fletëve, me të cilat i këshillon se si duhet të veprojnë në rast se vije deri tek shpërthimi i luftës – si duhet të përgatisin ushqimin, përdorin armët, të dallojnë lajmin e vërtetë nga ai i rremi…
“Mbrojtja civile dhe mbrojtja në përgjithësi është pjesë e kulturës dhe solidaritetit tonë”, tha për Foreign Policy, Rosana Farobel, profesoreshë e specializuar për Luftën e Ftohtë pranë Universitetit danez në Arhus.
“Kemi traditë në përgatitje… Gjithmonë duhet të jeni të gatshëm dhe të keni opsione”, tha për ABC News, Charlie Salonius Pasternak, hulumtues nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Helsinki.
Në anën tjetër, finlandezët janë të përgatitur – aq sa duhet një shtet të jetë i gatshëm për luftë bërthamore… Helsinki për këtë edhe mbanë titullin jozyrtar “për qytetin më të sigurt në botë”.
Nën metropolin finlandez gjenden 5 mijë e 500 bunkerë nëntokësorë dhe strehimore, të lidhura me një sërë tunelesh të gjata 330 kilometra. Në to ka hapësirë të mjaftueshme për 660 mijë banorë të Helsinkit.