Ndërsa kriza klimatike përkeqësohet, ne njohim fermerë, të korrat e të cilëve po thahen dhe njerëz që humbasin shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të shfrenuara.
Por ka një grup tjetër për të cilin kriza klimatike është një kërcënim potencialisht vdekjeprurës - njerëzit me probleme të shëndetit mendor si skizofrenia, çrregullimi bipolar ose ankthi. Dhe ky kërcënim tashmë është bërë realitet për disa njerëz.
Cila është temperatura ideale e dhomës në vende të ndryshme? - KosovaPress
"Derisa ndryshimi i klimës të vihet nën kontroll, gjërat do të përkeqësohen për fat të keq," tha Robert Feder, një psikiatër në pension me bazë në New Hampshire dhe përfaqësues i Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë në Konsorciumin e Shoqërisë Mjekësore për Klimën dhe Shëndetin.
Rritja e temperaturave është shoqëruar gjithashtu me tentativa për vetëvrasje dhe rritje të shkallës së vizitave në departamentin e urgjencës lidhur me shëndetin mendor, kanë zbuluar disa studime.
Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit - të cilin kriza klimatike mund ta përkeqësojë - është lidhur me ankthin e ngritur dhe një rritje të vetëvrasjeve. Ajo që po ndodh në trurin e njerëzve me skizofreni ose gjendje të tjera është vetëm një faktor që i bënë ata më të prekshëm ndaj nxehtësisë ekstreme, ndotjes së ajrit dhe stresit, dhe kanë nevojë për mbështetje, thanë ekspertët.