Rritet vlera e Bitcoin për herë të parë që nga viti 2022
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Rritet çmimi i Bitcoin mbi nivelin e 44.000 dollarëve për herë të parë që nga fillimi i prillit të vitit 2022 me optimizëm se fondet e tregtuara në shkëmbim Bitcoin (ETF) do të merrnin miratimin në SHBA.

Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, mbërriti në 44.428 dollarë të martën, një nivel që nuk është parë që nga 6 prilli i vitit 2022 kur kishte parë një rënie masive ditore prej 5.1%.

Ethereum, monedhë digjitale alternative e Bitcoin, gjithashtu u rrit në 2310 dollarë gjatë ditës, duke shënuar nivelin e tij më të lartë që nga 11 maji i vitit 2022 kur kishte rënë me 11.2% atë ditë.

Disa monedha digjitale pësuan rritje të çmimit deri në 20% në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga faqja e internetit e përcjelljes së çmimeve të aseteve digjitale CoinMarketCap. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024