Rritet qarkullimi i furnizimit me ujë, bie i asaj me rrymë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në muajin mars 2023, indeksi i qarkullimit të industrisë kishte rritje më të madhe te furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 1.22 për qind.

Ndërkaq, rënia më e madhe ishte te Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 0.33 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Mars 2022).

Në indeksin e qarkullimit në industri dhe numrit të të punësuarve mars 2023 të ASK-së, krahasuar me mars 2022 thuhet se indeksi i numrit të të punësuarve, kishte rënie te Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) me 0.12%, te industria përpunuese me 0.03% dhe te furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 0.01%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (mars 2022).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024