Kombëtarja e Futbollit të Femrave të Iranit që garoi në Australi ka marrë përmasa dramatike, ku lojtaret dyshohen se përballen me rrezikun e dënimit me vdekje pas kthimit në atdhe.
Ekipi kombëtar duke garuar në Kupën Aziatike të Femrave AFC u mposht 2-0 nga Filipinet të dielën në mbrëmje në Queensland, gjë që i dha fund fushatës së tyre.
Kriza nisi pasi ekipi refuzoi të këndonte himnin kombëtar në ndeshjen hapëse kundër Koresë së Jugut, një akt që televizioni shtetëror iranian e cilësoi si "kulmin e tradhtisë". Sipas raportimeve, lojtaret u detyruan ta këndonin himnin në ndeshjet pasuese nën kërcënime të rënda për familjet e tyre dhe burgosje.
Prezantuesit shtetërorë në Iran kanë bërë thirrje për ndëshkime të ashpra, duke kujtuar se në kohë lufte (pas vrasjes së Khamenei), tradhtia dënohet me vdekje.
Ish-kapiteni i Socceroos, Craig Foster, deklaroi: "Qeveria australiane duhet të sigurohet që asnjë lojtare të mos detyrohet të largohet kundër dëshirës së saj."
“Disa prej tyre po qanin në autobus ndërsa ne tentonim t'i ndalonim që të mos largoheshin," – u shpreh një protestuese për mediat lokale.