Rritet pagesa për shërbime për fëmijët me autizëm, prindërit me kërkesë ndaj institucioneve
Lexohet për: 3 min.
qendra-autizmi-240624
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Rreth 60 fëmijë me autizëm rrezikohen të mbesin pa shërbime nga Shoqata Autizëm, kjo për shkak rritjes së çmimit nga 7.50 sa ishte në 12 euro. Kështu kanë deklaruar prindërit që sjellin fëmijët në këtë qendër, të cilët kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse të marrin masa dhe të ndihmojnë në këtë drejtim, në të kundërtën nga gushti do t’i ndalin fëmijët në shtëpi. Derisa nga kjo shoqatë kanë arsyetuar rritjen e çmimit, duke thënë se nuk ka donacione.

Këngëtarja Arta Bajrami, e cila ka fëmijë me autizëm, derisa kërkon nga komuna por edhe shteti që të marrë masa në këtë drejtim, konsideron se sa më shpejtë duhet të gjendet një zgjidhje për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Ne njerëz jemi dhe prindërit nuk jetojnë gjithë dhe duhet dikush të kujdeset për këta fëmijë. Prandaj duhet të trajtohen sa më herët dhe dikur edhe t’i punësojnë, duhet punuar për talentin e tyre, secili e ka ndonjë të veçantë që me punë i zbulohet. Prandaj duhet integruar në shoqëri sa më shumë. Përparim Rama duhet problematiken e parë ta vendosë në rend, së pari të bëjë zgjidhjen e fëmijëve me autizëm, mandej le të vazhdon tjerat. Kam informata se ka suficit buxhetor çdo vit Prishtina, andaj, mos t’i dërgon paratë diku tjetër, por tek fëmijët me autizëm, sepse më të vërtetë prindërit janë në hall. Edhe nënat kanë nevojë për trajtime psikologjike”, tha Bajrami.

Valentina Rrahmani, nënë e një fëmije me autizëm, është shprehur po ashtu e shqetësuar me këtë situatë.

Edhe një prind tjetër, Rashit Gashi, i cili ballafaqohet me këtë problem, ka thënë se rritja e çmimeve është e papërballueshme për familjet.

Në anën tjetër, Aida Fekaj, nënë e një fëmije autik e cila detyrohet të vije nga Komuna e Fushë Kosovës të sjell fëmijën në këtë qendër, është shprehur se në këtë drejtim duhet të rritet edhe pensioni që marrin fëmijët me autizëm.

Ndërsa edhe prindi Safete Gashi ka thënë se si lloj proteste karshi kësaj rritje të çmimit, do të detyrohen t’i ndalin fëmijët në shtëpi dhe mos t’i sjellin në qendër me këtë çmim.

Ndërkaq, anëtari i bordit të Shoqatës së Autizimit, Cenë Krasniqi derisa ka thënë se që 15 vite po përballen me këtë sfidë, ka arsyetuar rritjen e këtij çmimi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024