Rritet numri udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës, në janar rreth 22 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2023
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” njofton se numri i udhëtarëve dhe fluturimeve vazhdon me një trend te rritjes ku në muajin janar të këtij viti janë shërbyer 287 mijë e 205 udhëtarë apo 21.9 për qind më shumë se sa në muajin janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3 për qind më shumë krahasuar me muajin janar 2023. Në muajin janar 2023 kishte 235 mijë e 576 udhëtarë dhe 808 fluturime të sherbyera.
“Kjo rritje e jashtëzakonshme thekson përkushtimin e aeroportit për të ofruar përvoja të reja për udhëtarët e saj duke qenë të orientuar edhe në shtimin e destinacioneve apo rritjen e fluturimeve në destinacionet ekzistuese në vitin 2024”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu thuhet se për të përmbushur kërkesat e udhëtarëve, Aeroporti i Prishtinës këtë vit ka shtuar destinacionet e reja Luxembourg, Riga, Izmir, Heraklion, Halmstad etj.