Rritet numri i udhëtarëve me avion, zero transport të mallrave me tren
Lexohet për: 1 min.
trenat
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në muajin mars 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 722 ose 12.1% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 221 mijë e 282 ose  13.7% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 6 mijë e 352 ose 7.4% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte 0.

Ndërsa, bie numri i përdoruesve të telefonit fiks për 10.3 për qind.

“Numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 mijë e 243 ose 10.3% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 3 134 330 ose 0.4% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar", thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për transportin e telekomunikimit për muajin mars 2023 me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025