Rritet numri i personave që hynë në Kosovë
Lexohet për: 3 min.
finishyear-scaled
1 vit më parë
Linku u kopjua

Numri i personave që kanë hyrë në Kosovë ka shënuar rritje krahasim me vitin paraprak. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar rritje të numrit të udhëtarëve për rreth 15 për qind krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Ndërkaq, edhe numri i personave, të cilët kanë hyrë dhe dalë nga Kosova, në të gjitha Stacionet Policore Kufitare (SPK) të Republikës së Kosovës nga periudha janar-qershor , është për rreth 100 mijë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara deklaron për KosovaPress se vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka mbi 1.5 milionë udhëtarë.

Gara thotë se vitin e kaluar numri i udhëtarëve ka qenë afër 3 milionë, ndërsa në këtë vit shpreson që kjo shifër të tejkalohet.

Derisa tha se Zvicra prin me numrin më të madh të udhëtarëve, Gara nënvizon se pas liberalizimit të vizave, nga viti i ardhshëm presin fluks më të madh të numrit të udhëtarëve.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për KosovaPress bënë të ditur se numri i personave që kanë hyrë në pikat kufitare të Kosovës vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti është mbi 4 milionë e 300 mijë. Ndërsa, për periudhën e njëjtë është mbi 4 milionë e 200 mijë.

Ndërkohë, të shumtë janë familjarët që i presin me padurim e me mall të afërmit e tyre.

Qytetarja, Shkendije Karanxha, e cila pret vajzën në aeroport thotë se mezi pret ta takojë.

Edhe qytetari Ymerzad Zubaku, i cili ka ka shumicën e familjarëve në shtete të ndryshme evropiane, shprehet i mërzitur me ikjen e tyre nga vendi.

Ndërsa, qytetari Liridon Bytyqi, i cili jeton në Gjermani thotë se çdoherë e më shumë Kosova po zmbrapset nga të rinjtë.

Bytyqi për KosovaPress thotë se nëse në Kosovë rregullohet çështja e sigurimit shëndetësor, do të kthehet këtu për të jetuar./E.Krasniqi

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/zgjerohet-aeroporti-nderkombetar-adem-jashari-miratohet-shtimi-i-4-portave-te-reja/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025