Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se në muajin tetor të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 886 ose 15,2 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 243 mijë e 603 ose 20 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
ASK në publikimin e raportit për Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin tetor 2023, bën të ditur se numri i udhëtarëve ishte 4 mijë e 990 ose 24.9 për qind më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkaq, në muajin tetor të këtij viti, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 627 342 ose 9,2% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 288 899 ose (-1,6%) më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.