Rritet fondi për partitë politike, Kurteshi-opozitës: Edhe po doni ta rrëzoni Qeverinë
Lexohet për: 2 min.
kqz
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024.

Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme 4 milionë e 800 mijë euro, me një rritje të shumës prej 600 mijë euro.

Nga kjo shumë, subjektit më të madh politik në vend, Vetëvendosjes iu kanë ndarë 2 milionë e 280 mijë euro, PDK-së 760 mijë euro, LDK-së 640 mijë euro, Listës Serbe 360 mijë euro dhe AAK-së 320 mijë euro.

Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike në KQZ, Besnik Buzhala theksoi se për 600 mijë euro është rritur Fondi për mbështetjen e partive politike për vitin 2024.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Sami Hamiti theksoi se për herë të parë pas 12 vjetëve është pranuar kërkesa për rritje të fondit për 15 për qind.

Megjithatë ndaj Hamitit ka reaguar me ironi anëtari tjetër i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi theksoi se me nëntë vota pro është miratuar Fondi për Mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2024 në vlerë 4.8 milionë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025