Rriten çmimet e perimeve në treg, ankohen qytetarët
Tema
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Në tregun gjelbër në kryeqytet, çmimet e prodhimeve bujqësore vendore janë ngritur dukshëm këto ditë. Një kilogram spec është duke u shitur deri në 1.30 euro.

Konsumatorët ankohen se këto çmime të larta dhe të përballueshme për shumë qytetarë.

Në anën tjetër, tregtarët shprehën se rritja e çmimeve ka ndikuar shkaku i mungesës së perimeve në këtë vit dhe kërkesës nga blerësit.

Sherife Vrella, pensioniste e cila kishte dalë në treg për furnizim me perime, thotë se çmimet e tyre nuk janë të përballueshme.

Vrella shton se çmimet janë të larta dhe sipas saj me pensionin që e merr në muaj e ka të vështirë për të mbijetuar.

Për ngritjen e çmimeve të perimeve, konsumatori Ekrem Ismajli ka fajësuar institucionet e shtetit.

Sipas tij, shteti po i mundëson tregtarëve të ngritin çmimet si të duan.

Ky blerës nga Prishtina, ka thënë po ashtu se mungesa e importit të perimeve i jep mundësinë edhe bujqve të ngritin çmimet.

Ndërkaq, shitësi i perimeve, Beqir Avdiu tha po ashtu se kërkesa nga konsumatorët për të blerë perime është shumë e madhe, derisa shton se kanë shumë ankesa për çmimin e tyre.

Kurse, fermeri Enver Konjuhi që ka dalë në tregë për t’i shitur prodhimet e tij bujqësore, tha se çmimi vendoset në bazë të konsumatorëve, derisa thekson se subvencionet po i ndihmojnë shumë.

Shitësi Beqir Avdiu tha se prodhuesit e perimeve kanë mungesë të këtyre produkteve nga të mbjellat e fundit dhe për këtë arsyeje çmimi i perimeve është ngritur.

Edhe në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuar dy ditë më për është thënë se çmimi i perimeve është ngritur 28 për qind, si dhe i atyre për pemë 11. 4 për qind. /A.Drenica/

https://kosovapress.com/admin/rriten-cmimet-e-konsumit-ne-vend/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024