23-vjeçarja nga Prishtina Gentiana Barbatovci, fitoi zemrat e jurisë me karakterin, energjinë dhe bukurinë e saj, duke u shpallur fituese e çmimit kryesor "Winner" në konkursin e bukurisë "Miss Freedom of the World" në mesin e 25 modeleve nga shtete të ndryshme të botës.
Barbatovci tregon për KosovaPress se modelimi nuk është puna e vetme me të cilën merret pasi është punësuar në Ambasadën e Kosovës në Slloveni. Ajo thotë se do ta promovojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme që ajo të njihet nga vendet që ende hezitojnë të njohin realitetin e ri."Gjatë kësaj gare të bukurisë ka qenë një rrugëtim pak i vështirë dhe shumë momente të bukura normal. Kemi pasur të zgjedhim Miss Bikini, Miss Show dhe gjatë kësaj rruge juria ka vlerësuar si po sillemi dhe në fund kam fituar unë. Çfarë po mendoni se keni pasur më të veçantë që juria të vlerësojë që ju të zgjidheni fituese? Karakteri, energjia, duhet të kesh një edukim si sillesh me njerëzit...A keni e ndjerë konkurrencën me pjesëmarrëset e tjera? Po, shumë e kam ndjerë. Vajzat kanë qenë shumë të mira. Por, normalist ne femrat jemi pak xheloze dhe kam ndjerë shumë konkurrencën. A keni pritur që të jeni fituese? Gjithmonë besoj te vetja, kështu që kam dashur të fitoj si të gjithë vajzat e tjera dhe e di që i ka pasur të gjitha (kriteret) për të fituar, por në fund juria e zgjedh fituesin”, tha Barbatovci.
Gentiana Barbatovci përveç në “Miss Freedom of the World”, ka triumfuar edhe në “Miss Freedom Kosova”, “Miss Press”, “Miss Bestcoctail Dress”, “Dresses by Walone” dhe shumë të tjera. Ajo thotë se e ka të vështirë paralelisht të merret me modelim dhe punën që ajo kryen.
E mbushur me krenari dhe përkushtim për vendin e saj, Barbatovci thotë se do ta promovojë Kosovën në Filipine dhe vende të tjera, në mënyrë ajo të njihet si shtet.
"Tash do të shkoj në Filipine për ta promovuar Kosovën që Filipinet ta njohin si shtet Kosovën dhe të gjitha shteteve tjera t'iu tregoj se Kosova është më e mira”, tha Barbatovci.
"Normal që kam pasur, por duhet të jesh e fortë për të vazhduar...A keni pasur përkrahje nga familja dhe shoqëria? Po, nga familja kam pasur shumë përkrahje, nga shoqëria jo edhe aq...Kanë menduar se nuk do të arrij”, tha Barbatovci.
Pavarësisht se është lindur dhe rritur jashtë Kosovës, Barbatovci tregon se ka një lidhje të thellë me Prishtinën dhe planifikon të kthehet në të ardhmen për të jetuar dhe kontribuuar në kryeqytet.