​Limaj akuzon Qeverinë Kurti për keqpërdorim të parasë publike
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit për keqpërdorim të madh të parave publike.

Ai në emisionin EURO N’T7 tha se si pasojë e mos punës së qeverisë aktuale mbi 700 milionë euro të investimeve kapitale kanë shkuar si suficit dhe si pasojë e inflacionit ato janë zhvlerësuar për 200 milionë.

“Nuk ka qeveri, në kohën e pas luftës në Kosovës, sikur kjo sot e cila ka keqpërdorë më shumë me paranë publike, sepse këta së paku 230 milionë euro për një vit i kanë zhvlerësuar, iu kanë humbur vlerën duke mos i investuar ato. Po ashtu, kjo është qeveria, e cila ka pasur më së shumti kontrata një burimore me vlerë me mbi 200 milionë euro dhe ky është korrupsion masiv e skandaloz”, ka thënë Limaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024