Rreziku nga shpërthimi i luftës, Franca u kërkon shtetasve të saj të largohen nga Irani e Libani
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Franca u ka kërkuar qytetarëve të saj në Iran dhe Liban që të largohen nga këto vende për shkak të kërcënimit të një përshkallëzimi ushtarak në Lindjen e Mesme.

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës sot u ka rekomanduar qytetarëve që banojnë në Iran që të largohen përkohësisht nga ai për shkak të rrezikut të mbylljes së hapësirës ajrore të vendit. Qytetarët që po udhëtojnë në Iran u ftuan gjithashtu të largohen nga vendi të premten.

Autoritetet u kërkuan gjithashtu qytetarëve të tyre në Liban, veçanërisht atyre që janë në një udhëtim të shkurtër atje, të përfitojnë nga fakti se ka ende fluturime komerciale për t'u nisur.

Kompania ajrore Air France njoftoi dje se së bashku me filialin e saj Transavia po zgjasin më tej pezullimin e fluturimeve midis Parisit dhe Bejrutit deri më 6 gusht.

Tensionet u rritën pas vrasjes së liderit të Hamas, Ismail Haniyeh, në Teheran të mërkurën, një ditë pasi një sulm izraelit në Bejrut vrau gjithashtu Fuad Shukr, komandantin e lartë ushtarak të grupit të armatosur libanez Hezbollah.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024