Misioni KFOR ka nisur një fushatë sensibilizuese për rreziqet që paraqesin municionet e pashpërthyera, përmes një ceremonie mbajtur sot në shkollën e mesme "Bedri Pejani" në Pejë.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim, kolonel Rocco Mundo, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, komandanti i Policisë rajonale, kolonel Shaban Shala, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Ndryshe, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.