"Rrezik përmbytjesh në Prishtinë", qytetarëve u kërkohet qetësi
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
"Rrezik përmbytjesh në Prishtinë", qytetarëve u kërkohet qetësi
fushtica-foto
18/11/2025 - 12:44
Linku u kopjua

Në kryeqytet është rritur vigjilenca si rezultat i paralajmërimeve për përmbytje. Si rrjedhojë është anuluar mësimi për ditën e sotme, si shkak i shiut që ka filluar të bie të hënën në mbrëmje. Ky vendim është marrë që të sigurohen fëmijët dhe të parandalohen situata të rrezikshme, ka thënë drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica. Ai tha për KosovaPress se trafiku është i rënduar dhe se ekipet në terren kanë intervenuar në disa zona.

Fushtica tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që të intervenohet për shkak të paralajmërimeve për rrezik nga përmbytjet.

“Kemi disa raste në kryeqytet me të cilat jemi duke u marrë edhe pse shiu është duke vazhduar, jo me intensitet aq të madh sa ka qenë më herët, por sipas Institutit intensiteti i shiut do të jetë i lartë, gjatë orëve në vijim dhe gjatë natës. Dhe për këtë arsye ne i kemi marrë të gjitha masat. Kemi disa raste në të cilat është intervenuar por nuk janë për momentin shqetësuese që kërkojnë shqetësim më të madh dhe për këtë arsye situata deri më tani është nën kontroll... Kemi intervenuar në ‘Kodrën e Trimave’ në ‘Arbëri’, në ‘Emshir’ në ‘Taukbahqe’”, deklaron ai për KosovaPress.Reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga mbrëmë, kanë shtyrë Prishtinën që të marrin vendim për anulim të mësimit për ditën e sotme.

Këto reshje kanë krijuar vështirësi në komunikacion, për çka edhe Fushtica ka thënë se trafiku është i rënduar. Ai u ka kërkuar qytetarëve që të mos bëjnë panik, meqë sipas tij situata është nën kontroll.

"Për momentin kemi një trafik të rënduar në qytet, jo diçka që mund të bëjmë panik. Ju kërkojmë qytetarëve që të mos bëjnë panik, situata është nën kontroll dhe ne kemi marrë të gjitha masat që të ju dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve”, shtoi ai.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për shkak të reshjeve mund të shkaktohen “vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në disa lokalitete”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026