Rreth 1700 ankesa të konsumatorëve për 6 muaj
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Departamenti i Mbrojtjes së Konsumatorit nga 1 janari i këtij viti e deri më sot ka pranuar gjithsej 1675 ankesa të konsumatorëve nga të cilat ka zgjidhur 374 sosh, 1112 janë në proces të shqyrtimit, ndërsa janë refuzuar 189.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë më 2012 ka krijuar si njësi të veçantë Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Mbrojtja e konsumatorit ka të bëjë me krijimin e një ambienti të sigurt, se të gjitha produktet dhe artikujt që ata dëshirojnë t'i blejnë të janë të sigurta.

Rregullimi i kësaj fushe mbështetet në tri shtylla kryesore siç janë shëndeti i konsumatorit, siguria e konsumatorit dhe mbrojtja e të drejtave të konsumatorit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024