Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese Ramush Haradinaj ka vazhduar kritikat ndaj Albin Kurtit duke përmendur qasjen e tij ndaj kategorive të dala nga lufta dhe intervistimin nga prokuroria.
Albin Kurti nuk ka pranuar të shkojë në prokurori për intervistim, derisa ka ftuar këtë të fundit ta presë në zyrën e tij.
“Shko se neve nuk na vjen marre prej UÇK-së, ne kemi qenë në UÇK dhe kemi luftuar për liri. Shko, sepse e ke fyer dhe poshtëruar nderin e luftëtarit të lirisë. Ti je mercenar, nuk ka mercenar në UÇK. Ti je mercenar dhe shkoni. Shko se i ke penguar punët e Kosovës. Shko, Albin te prokurori, shko, se nuk po dëshirojmë të vidhen rezervat shtetërore, shko sepse nuk dëshirojmë të vidhet buka e ushtarit, s’po dëshirojmë të vidhet energjia, shko te prokurori, merri edhe hajnat e tjerë, shko te prokurori, sepse je shefi i hajnave. Nuk është askush mbi ligjin dhe as ti”, tha Haradinaj.