Kosova pritet t’i ketë 1.6 milion banorë. Kështu është bërë e ditur në konferencën përmbyllëse për media për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.
Ushtruesi i Detyrës së drejtorit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati përmbylljen e këtij projekti, e ka vlerësuar si një ditë të madhe për gjithë vendin, pasi sipas tij, ka vlerë të madhe në disa fusha. Ai derisa ka treguar se çdo gjë ka shkuar sipas planifikimeve, pa ndonjë problem, ka thënë se të dhënat e Kosovës do të jenë të krahasueshme në aspektin rajonal, por edhe në nivel global.
Ai po ashtu ka thënë se të gjitha komunitetet kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë, përveç komunitetit serb që ka pasur disa hezitime.
Ai ka thënë se sa i përket numrit të personave direkt të përfshirë në këtë proces, ka tejkaluar 5 mijë, pa përfshirë këtu Policinë e Kosovës.
Ndërsa, Kastrati derisa ka përmendur shifra se sa janë kursyer nga ky proces, ka treguar se çfarë kanë menduar të bëjnë me ato para.
ASK po ashtu ka falënderuar gjithë qytetarët për bashkëpunim me regjistruesit si dhe institucionet pjesëmarrëse, përfshirë edhe ato ndërkombëtare, si dhe komunat. Ndërsa, ka thënë se gjatë këtij procesi ka qenë dhe një task-forcë për ruajtjen dhe sigurimin e të dhënave nga sulmet kibernetike.
Procesi i fundit i regjistrimit të popullsisë më 2011 dështoi të mbahej në katër komunat me shumicë serbe në veri, dhe ishte bojkotuar pjesërisht edhe në komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...