Qendra për dialog humanitar ka organizuar tryezën “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë” ku pjesë e saj ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Në fjalën e tij, Bislimi tha se qeveria ka ndërmarr disa hapa që të mbështesin ekonominë në komunat veriore, kurse sa i përket rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, ai shtoi se qëllimi ka qenë rritja e sigurisë e sistemit të pagesave, mbrojtjen e qytetarëve nga monedhat falco si dhe ka pasur të bëjë me importin dhe eksportin e monedhave.
Ndërsa, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, u shpreh se si qeveri kanë marr një varg masash që të ju ndihmojnë serbëve në Kosovë. Ai shtoi se edhe në katër vitet e ardhshme do të jetë programi ekonomik dhe programi për kthim.
Kurse, Gordana Doriq, nga Shoqata e Grave Afariste “Avenija”, theksoi se gjendja ekonomike në mjediset serbe është kaotike. Ajo tha se qeveria të gjitha vendimet që i ka marrë i ka dëmtuar serbët dhe nuk i ka ndihmuar atyre aspak që t’i fuqizojë ata ekonomikisht. Doriq përmendi edhe ndalimin e dinarit, për të cilin tha se ky vendim i pengon serbët që të kenë mjetet për jetesë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...