Rrëfimi për gurin e kristalit, Hovenier: Rugova ishte frymëzim për mua
Lexohet për: 2 min.
hovenier
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe perëndimi” të organizuar nga LDK, ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier kujtoi shumë kohë më parë se si e mori dhuratën e çmuar nga presidenti historik.

Ambasadori amerikan Hovenier tha se “Ibrahim Rugova ishte frymëzim për mua”.

“Unë dëshiroja diçka që ishte e imja dhe që ishte e tij dhe ai ma dha, dhe unë u ndjeva shumë i respektuar për atë që bënte dhe përkushtimin e tij e një njeriu shumë pragmatik. Dhe nëse shkoni sot në zyrën time në ambasadë është një gur i vogël. Atje është pjesa e vogël e kristalit tim”, theksoi ai. 

Ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema ka theksuar se shqetësimi kryesor i ish-presidentit Bill Clinton ishte se Rugova mund të fliste kundër bombardimeve të NATO-s, duke shtuar se ai ishte i bindur për fuqinë e Rugovës.

“Koha ka kaluar, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe janë shumë larg për të mirë nga ajo që kishte kërkuar Ibrahim Rugova dhe këtë situatë nuk pati mundësi të shohë ai”, tha D’Alema.

Ndërsa, president i Akademisë Papnore për Jetën, Vicenzo Paglia, e ka vlerësuar figurën e Rugovës si të pakrahasueshme me ndonjë politikan tjetër.

Ai derisa ka kujtuar Rugovën, ka thënë se ai kishte negociuar dhe kishte biseduar edhe me Beogradin në vitin 95, por nuk e braktisi asnjëherë qëllimin për pavarësi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025