Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës së Reçakut: Kam qëndruar pranë plakut të masakruar të cilit serbët ia kishin nxjerrë sytë
Lexohet për: 2 min.
22-vjet-nga-masakra-e-Reçakut
1 vit më parë
Linku u kopjua

I mbijetuari i Masakrës së Reçakut, Albert Imeri, ka rrëfyer historinë e tij se si ka mbijetuar nga forcat serbe. Imeri tregon se atëbotë  ishte vetëm 16 vjeç, dhe e nxjerrin serbët jashtë ku ishte i strehuar me gratë dhe fëmijët, për ta vrarë më vonë .

Ai tregon se si fshehur nga sytë e armikut kthehet në shtëpi ku po qëndronte, dhe që ishte e suksesshme, pasi mbijetoi. “Më  15 janar kanë filluar luftimet, dhe  jemi strehuar të shtëpia Sadik Osmani aty kemi qëndruar rreth 30 persona. Aty kemi qëndruar nën zhurmën e  gjuajtjeve, pasi janë vrarë, dhe dëshmorët që  kanë qenë  në  mbrojte  të  civilë, kanë  arëdhur serbet dhe na kanë  ndarë burra dhe gra. Unë  kam qenë vetëm 16 vjeç, kur jam dalë para shtëpisë, dhe i kam  civilët të  tjerë  që  po rriheshin  nga serbët, dhe në  atë  momente  jam  kthyer prapë ku kanë  qëndruar gratë. Për fat të mirë  nuk më  kanë  vërejtur që  jam kthyer, dhe  jam fshehur, ata i kanë marrë  dhe i kanë dërguar të kodra ku i kanë masakruar”, ka treguar Imeri.

Imeri shtoi se pas disa momenteve, ata persona janë masakruar nga forcat serbe. Ai gjithashtu ka treguar rastin, ku forcat serbe kanë  vrarë  një  të moshuar, dhe e kanë marrë  trupin e saj dhe deri më  tash trupi i saj është i zhdukur.

Imeri tregoi rastin kur sheh një të moshuar, i cili ishte i masakruar nga forcat serbe, të cilit ia kishin nxjerrë sytë paramilitarët serbë dhe aty pranë trupit të vdekur kishte qëndruar, Imeri, rreth 30 minuta, e pastaj e ka bartur brenda shtëpisë, për t’ia ruajtur trupin nga qentë./RTV Dukagjini

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025