Rrahmani mungon në stërvitjen e Kosovës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Foda-Kosova
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Rumaninë dhe Lituaninë. Atmosfera brenda ekipit është e shkëlqyer, me një përkushtim të lartë të lojtarëve për t’u përgatitur maksimalisht për këto duele shumë të rëndësishme.

Gjatë seancës së sotme, përzgjedhësi Franco Foda është fokusuar te aspekti taktik, duke përshtatur strategjitë për përballjen kundër Rumanisë dhe duke i kushtuar vëmendje detajeve që mund të bëjnë diferencën në fushë.

Në këtë stërvitje munguan kapiteni Amir Rrahmani, i cili po bëri seancë rigjenerimi në hotel dhe Mërgim Vojvoda, i cili për shkak të një shqetësimi të vogël në shpinë nga stafi u vendos të pushojë. Ndërkohë, Leard Sadriu ka vazhduar stërvitjet e diferencuara për shkak të lëndimit të gishtit të dorës, të pësuar në ndeshjen e fundit me klubin e tij.

Pas përfundimit të seancës, lojtarët Ilir Krasniqi dhe Zymer Bytyqi ndanë optimizmin e tyre për ndeshjen ndaj Rumanisë. Krasniqi theksoi se grupi është plotësisht i motivuar për të dhënë maksimumin, ndërsa Bytyqi u shpreh se atmosfera dhe bashkëpunimi brenda ekipit janë të shkëlqyera dhe se të gjithë janë të fokusuar për të arritur një rezultat pozitiv.

Stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës do të zhvillohet nesër në orën 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024