Lënda ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bsilimi dhe deputetëve Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe Mërgim Lushtaku, për përleshjen e ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës, ka shkuar në ndërmjetësim me pajtim të palëve në procedurë.
Këtë propozim e dha gjyqtari Eroll Gashi, i cili tha se nëse arrihet një marrëveshje aktakuza hidhet poshtë.
Po ashtu edhe mbrojtësi i të akuzuarit Hajdar Beqa, avokati Hajzer Salihu tha se do t’ia japin një shans procedurës së ndërmjetësimit.
Për shkuarjen e kësaj lënde në procedurë të ndërmjetësimit u pajtuan edhe avokatët e Hajdar Beqës dhe Mërgim Lushtakut.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore, nuk pranuan të flasin zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri Hekuran Murati.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, pasi u pyet nga gazetarët, tha se shkuarja e kësaj lënde në ndërmjetësim nuk ka të bëjë me ndonjë koalicion të mundshëm me LVV-në.