Rrahin për vdekje 63-vjeçarin, tre persona në kërkim
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rrahin për vdekje 63-vjeçarin, tre persona në kërkim
659037481_1357165816448760_4577471413047864121_n
04/04/2026 - 14:09
Linku u kopjua

Një 63-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e dhunës fizike në Vlorë, ndërsa tre persona janë shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Gjergj Arianiti”, në lagjen “Pavarësia 3”. Sipas hetimeve të para, tre të dyshuarit – A.C., 31 vjeç, Xh.N., 34 vjeç, dhe E.H., 23 vjeç – gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte një 24-vjeçar dhe babanë e tij, 63-vjeçarin I.A.

Si pasojë e goditjeve, 63-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Autoritetet bëjnë të ditur se po vijon puna intensive për kapjen e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026