Ronaldo dhe Al Nassri mbeten pa trajner
Lexohet për: 1 min.
1-Ronaldo dhe Al Nassri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rudi Garcia është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës nga Arabia Saudite, Al Nassri.

59-vjeçari është larguar nga Al Nassri pas barazimit 0:0 kundër Al Feihas të dielën, ku Ronaldo u shfaq dukshëm i zemëruar pas rezultatit, raporton KosovaPress.

 “Al Nassr mund të konfirmojë se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Bordi dhe të gjithë në Al Nassri dëshirojnë të falënderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë tetë muajve të fundit”, shkruante në njoftimin e Al Nassrit.

Dje raportohet se Ronaldo ka mbajtur bisedime sekrete me bordin e Al Nassrit për Rudi Garcian, pasi që fituesi i pesë Topave të Artë nuk ishte i kënaqur me punën e Garcias në skuadër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025