Roma pa Mourinhon kundër Sassuolos dhe Lazios
Lexohet për: 1 min.
17-Roma
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas vendimit të parë të Gjykatës së Apelit të FIGC që pezulloi diskualifikimin e José Mourinhos për ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, pas ankimit të paraqitur nga “Giallorossët”, mbërriti konfirmimi i dispozitës ndaj trajnerit portugez, i cili pas sfidës ndaj Cremonese mori një diskualifikim 2-ditorë.

Sa i përket ndeshjes mes Cremoneses dhe Romës, Zyra Federale e Prokurorit ka hapur rast, duke dëgjuar Jose Mourinhon dhe njeriun e katërt të akuzuar nga portugezi, Marco Serra, raporton KosovaPress.

Pas suspendimit për ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, këtë pasdite Gjykata e Sporteve vendosi që të konfirmojë diskualifikimin dy ditorë të Mourinhos.

Si pasojë e kësaj, portugezi do të mungojë në ndeshjet kundër Sassuolos dhe Lazios.

Përveç dy ditëve diskualifikim, Mourinho është dënuar edhe me një gjobë në vlerë prej 10,000 eurosh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024