Roma-Milan, formacionet e mundshme të derbit italian
Lexohet për: 1 min.
RomavsMilan
1 vit më parë
Linku u kopjua

Xhiro e tretë e kampionatit italian të futbollit, Serie-A do të nis sot me dy ndeshje Sassuolo-Verona dhe derbi Roma-Milan.

“Rossonerët” vijnë në këtë ndeshje pas një nisje të fuqishme të sezonit në dy ndeshjet e para, ndërsa Roma e nisi keq, me një barazim dhe një humbje, transmeton KosovaPress.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” me fillim nga 20:45 dhe pritet me interesim të madh, për shkak të përforcimeve që kanë bërë të dy skuadrat.

Këto janë formacionet e mundshme:

Roma: (3-5-2): Rui Patricio; Llorente, Smalling, Mancini; Spinazzola, Aouar, Paredes, Pellegrini, Karsdorp; El Shaarawy, Belotti

Milan: (4-3-3): Maignan; Hernandez, Tomori, Kjaer, Calabria; Reijinders, Krunic, Loftus-Cheek; Leao, Giroud, Pulisic

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025