Roma humb sërish, Juriq para shkarkimit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Roma humb sërish, Juriq para shkarkimit
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Bologna fitoi ndaj Romës 3:2 si mysafir në xhiron e 12-të të Serie A në futboll.

Skuadra e Ivan Juriq në këtë mënyrë vazhdoi me lojërat dhe rezultatet e këqija në kampionat dhe mediat italiane besojnë se shumë shpejt trajneri kroat mund të shkarkohet, pasi mori Romën nga Daniele De Rossi më 18 shtator.

Roma ka një ecuri prej tri fitoresh, një barazim dhe pesë humbjeve me 13 pikë në vendin e 12-të në tabelë.

Bologna kaloi në epërsi me golin e Santiago Castros në minutën e 25-të. Roma barazoi përmes Stephan El Shaarawy në minutën e 63-të, por mysafirët kaluan në epërsi tre minuta më vonë me golin e Riccardo Orsolini.

Golin e tretë për Bologna e shënoi Jesper Karlsson në minutën e 77-të, ndërsa El Shaarawy shënoi për Romën golin e dytë tetë minuta para përfundimit të takimit.

Në xhiron e radhës Roma do të vizitojë Napolin. Bologna, e cila aktualisht është e teta në renditje, do të vizitojë sërish “Olimpico” kundër Lazio.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024